E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeruzalem, arrestohen dy punonjës të ambasadës britanike

Dy punonjës palestinezë të ambasadës britanike në Jeruzalem u arrestuan me akuzën e ndihmesës së terrorizmit, informuan në mbrëmje autoritet izraelite.

Ministria e Jashtme Britanike reagoi menjëherë duke i dënuar dy personat, që sipas shtetit hebre po planifikonin të godisnin me raketa një stadium të mbushur gjatë një ndeshje futbolli.

Dy personat janë përpjekur të sigurojnë armë për dy persona të tjerë, që do të ndërmerrnin më pas sulmin. Raketa apo municion tjetër nuk u gjet në ambientet në pronësi të të akuzuarve, ndërsa policia izraelite theksoi se ideja ishte ende në fazat e saj fillestare.

Punonjësit e ambasadës merreshin me mirëmbajtjen e ambienteve dhe ata nuk kishin akses në zonat ku ruhen informacionet më të rëndësishme, sqaroi Ministria e Jashtme Angleze.

Jerusalemi lindor konsiderohet si një territor i pushtuar në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Izraeli zaptoi këtë territor në vitin 1967, duke ia bashkangjitur më pas shtetit, për ta aneksuar përfundimisht në 1981-n.

Sipas Izraelit, Jerusalemi është kryeqyteti historik i vendit, ndërsa palestinezët këmbëngulin që pjesa lindore të jetë kryeqyteti i një shteti potencial të tyrin në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›