SHBA ofron strehim për Gbagbo

Presidentit në ikje të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo mund t`i ofrohet strehim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim të largimit të tij për t`i dhënë fund krizës politike në vend.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar se Uashingtoni mund të ndihmojë zotin Gbagbo që “të largohet me dinjitet”, por sipas tyre kjo mundësi dalëngadalë po shuhet.
Njoftimet vijnë vetëm disa orë pasi një delegacion i përbërë nga liderët e vendeve afrikane u takuan me presidentin Gbagbo, në tentative për ta bindur që të tërhiqet pas zgjedhjeve të kontestuara.
Liderët Boni Yayi nga Benini, Pedro Pires nga Kepi i Gjelbër dhe Ernest Bai Koroma, nga Sierra Leone, janë të gatshëm të ofrojnë amnesti nëse Gbagbo tërhiqet.
Në këtë takim ata shoqëroheshin nga kryeministri i Kenias, Raila Odinga, i cili përfaqëson Unionin Afrikan.