E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në Afganistan, vritet një polic dhe plagosen 3 civilë

Një polic është vrarë dhe tre civilë janë plagosur pas një shpërthimi në Kabul të Afganistanit.

Policia deklaroi se një valixhe me eksploziv ishte vendosur afër një ure, por nuk është e qartë objektivi i sulmit.

Që kur në Kabul është ndërtuar e ashtuquajtura “unazë e çelikut”, para zgjedhjeve parlamentare në muajin shtator, kanë ndodhur disa sulme.

Muajin e kaluar, dy militantë me jelekë vetëvrasës e sulmuan një autobus të oficerëve të ushtrisë afgane në Kabul, ku u vranë pesë persona dhe u plagosën 9 të tjerë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›