E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, hartohet rezolutë kundër ambasadorit britanik

Ligjvënësit iranianë hartuan sot një projekt-rezolutë e cila i bën thirrje ministrisë së jashtme për të dëbuar ambasadorin britanik në Teheran, pasi Britania vendosi sanksione të reja ndaj Iranit mbi programin e diskutueshëm bërthamor.

Kjo projekt-rezolutë do të rishikohet përpara se të votohet nga parlamenti të dielën. Nëse kalon do të ulte nivelin e marrëdhënieve diplomatike në nivelin “i ngarkuar me punë”.

Britania këtë javë ka njoftuar se do të ndërpresë të gjitha lidhjet financiare me bankat iraniane, një lëvizje që ka për qëllim shtimin e presionit ndaj Iranit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›