E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ nis negociatat për kthimin e borxhit

Kompania CEZ Shpërndarje reagon për borxhin që ka ndaj Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare. Drejtoresha për komunikim në CEZ, Fabiola Haxhillari në një deklaratë për shtyp bëri me dije se tashmë kanë nisur negociatat për shlyerjen e këtij borxhi i cili kap vlerën e 55 milion eurove. Sipas Haxhillarit borxhi është i trashëguar dhe aktualisht të gjitha faturat janë paguar duke mos dhënë asnjë ndikim në importin e energjisë që po bën KESH.


Reshjet e pakta të shiut gjatë muajve të fundit ka detyruar KESH të importojë energjinë elektrike dhe pikërisht për këtë është deklaruar që nëse do të paguhej borxhi që i ka CEZ Shpërndarje kjo do të ishte një ndihmë në blerjen e energjisë.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›