Irani konferencë për energji bërthamore
Irani do të organizojë më 17 dhe 18 prill një konferencë ndërkombëtare mbi çarmatimin bërthamor, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.
Konferenca organizohet në momentin kur Teherani është i kërcënuar nga sanksione të tjera, për ta detyruar të ndërpresë programin e pasurimit të uraniumit. “Temat e kësaj konference do të jenë ‘energjia bërthamore për të gjithë’' dhe ‘armë bërthamore për asnj뒔, deklaroi zëdhënësi i ministrisë Ramin Mehmanparast, cituar nga agjencia e shtypit Mehr.
"Zyrtarë nga vende të ndryshme dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare janë të ftuar në këtë konferencë'', shtoi ai duke theksuar se lista e të ftuarve do të paraqitet në momentet e fundit.
Irani dyshohet nga fuqitë perëndimore, SHBA dhe Izraeli, armiku i tij i betuar, se kërkon të prodhojë armë bërthamore nën mbulimin e programit bërthamor civil, gjë që Teherani e përgënjeshtron.