Cana, ‘luftë’ te Gallatapër të marrë numrin 19
TIRANE-Lorik Cana kërkon të marrë edhe te Gallatasaraj numrin 19, që e ka pasur në çdo skuadër ku ka luajtur dhe që gjithnjë i ka sjellë fat. Duke folur në një intervistë për gazetën turke "Sabah", ai ka bërë një lidhje të saj edhe me Kur'anin, librin e shenjtë të islamit. Në të vërtetë, Cana është shumë besimtar dhe është kjo një nga arsyet përse ai kërkon të mbajë të njëjtin numër që ka pasur edhe të shkuarën. Ai ka debutuar 19 vjeç me kombëtaren shqiptare, ndërsa ndeshjen e parë me Paris Sent Zhermen e luajti më 19 prill dhe mbante numrin 19. Ndërsa me Marsejën e Sandërlendin, ka vazhduar të mbajë të njëjtin numër. "Unë që nga fillimi i karrierës sime kam mbajtur numrin 19. çdo gjë nisi në Paris. Unë jam besimtar dhe numrin 19 e has shumë në Kur'an. Ndoshta në fillim ka qenë rastësi që kam marrë këtë numër, por Kur'ani dhe numri 19 kanë lidhje dhe unë këtë e kam në konsideratë. Dua të mbaj këtë numër gjatë karrierës. është me fat për mua dhe nuk kam arsye që ta ndryshoj". Lorik Cana kaloi një javë më parë te skuadra turke e Gallatasarajt.
(d.b/GSH/BalkanWeb)
(d.b/GSH/BalkanWeb)