E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX bastis PTK e Kosovës

Në vazhdën e hetimeve për korrupsion që po zhvillon misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, në mëngjesin e së enjtes pjesëtarët e policisë së këtij misioni, të asistuar edhe nga ata të Policisë së Kosovës kanë nisur një bastisje në Postë-Telekomin e Kosovës dhe në disa lokacione të tjera në Prishtinë dhe Pejë. Zëdhënësi i EULEX,

Blerim Krasniqi,ka thënë se bastisjet janë të ndërlidhura me hetimet për dyshime rreth çështjeve financiare dhe korrupsionit lidhur me një licencë të telekomunikimit. Pjesë e këtyre hetimeve është bartja e licencës për telekomunikim të një operatori në rrjetin mobil virtual, në vitin 2007 dhe 2008, ndërmjet kompanisë 'Dardafon' dhe PTK-së, e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme. Prandaj, zyrat e kompanisë Dardafon, zyrat e kompanisë 'Devolli Group' dhe kompania 'Z mobile', si dhe banesat e përfaqësuesve të këtyre kompanive janë duke u bastisur, ka deklaruar Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se bastisjet e tetë lokacioneve janë bazuar në autorizimin e gjykatësit të procedurës paraprake të EULEX dhe se hetimet janë zhvilluar në mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Last Updated on E Enjte, 15 Korrik 2010 20:04

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›