E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, nis gjykimi i Amir Hekmatit

Agjencia iraniane e lajmeve Fars bëri me dije se ka nisur sot në një gkykatë në Teheran gjyqi për spiunin e dyshuar të CIA-s, Amir-Mirza Hekmati.

28-vjeçari është shfaqur në televizionin shtetëror duke thënë se ishte agjent i CIA-s, dhe që ka trajnuar në Afganistan dhe Irak, dhe e kishte për detyrë të hynte në shërbimin sekret të Iranit.

Babai i Hekmatit, Ali Hekmati, tha se djali i tij nuk është agjent i CIA-s dhe se ka shkuar në Iran për të vizituar të afërmit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›