Siri, nis puna e monitoruesve të paqes

Ka filluar vëzhgimi nga monitoruesit e Ligës Arabe në qytetin e Homsit, një nga qendrat e rezistencës ndaj regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Televizioni shtetëror sirian raportoi se monitoruesit kanë takuar sot guvernatorin e Homsit, një ditë pasi 34 persona u vranë nga forcat e sigurisë në vend.
Monitoruesit e Ligës duhet të përcaktojnë nëse qeveria është duke përmbushur planin e paqes si dhe tërheqjen e trupave nga qytetet.
Ndërkohë, aktivistët thanë se të paktën 20.000 protestues janë mbledhur në Homs sot. Protesta është duke u mbajtur në lagjen Khalidia, aty ku rebelët e armatosur kanë luftuar me forcat e sigurisë.
Banorët e Homsit thanë se armata siriane ka tërhequr tanket dhe veturat e armatosura nga qyteti para se të arrinin monitoruesit.