Iran, nis sot gjyqi ndaj gazetares iraniano-amerikane
Teheran -Në Iran ka nisur sot një seancë në një gjykatë në Teheran, ku do të dëgjohet apeli i gazetares iraniano-amerikane Roxana Saberi kundër dënimit të saj me tetë vjet burg për spiunazh, njoftoi një korrespondent i agjencisë Reuters i pranishëm në ndërtesën e gjykatës në Teheran.
Saberi, gazetarja e pavarur 32-vjeçare me pasaportë amerikane, u arrestua në fund të muajit janar dhe u dënua muajin e kaluar nga drejtësia iraniane me tetë vjet burg nën akuzat për spiunazh në favor të Shteteve të Bashkuara.Avokati i gazetares, Abdolsamad Khorramshahi u deklaroi gazetarëve sot se seanca gjyqësore për të shqyrtuar apelin e Saberit kishte filluar.