E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ, në cilin koalicion?

Tiranë -Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, duket se nuk ka vendosur ende me kë koalicion do të radhitet në zgjedhjet e qershorit. Në kongresin e kësaj partie, kryetari Vangjel Dule ka kritikuar gjithsesi, disa sektorë të qeverisjes aktuale, megjithëse bën pjesë në këtë qeverisje të drejtuar nga Sali Berisha.

“Integrimi në strukturat euroatlantike, madje edhe vetë arritja e integrimit në NATO, u përdor në disa momente më tepër si slogan demagogjik sesa si arritja e një objektivi strategjik për të gjithë shqiptarët, i cikli deri në integrimin e plotë do të mbetet një stacion tepër i rëndësishëm”- u shpreh kreu i PBDNJ-së Dule. Një çështje tjetër gjatë fjalës së Dules, ishte edhe vota e emigrantëve.

“Qeveria ne te cilën ne kontribuojmë u angazhua se ne zgjedhjet e kësaj radhe emigranteve do t’u garantohej e drejta e votës. Edhe ne këtë sektor te politikes mbizotëron slogani dhe spekulimi”, u shpreh Dule. Vendimin përfundimtar, PBDNJ-ja se në cilin koalicion do të jetë përfshirë, do ta marrë më datë 13 maj, afati i fundit kur partitë do të deklarojnë daljen e tyre në koalicion ose jo pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›