PS përkujton 18-vjetorin
Tiranë -Partia Socialiste ka përkujtuar dje 18-vjetorin e reformimit të saj nga Partia Komuniste në Parti Socialiste. Kreu aktual, Edi Rama deklaroi se kjo është një ditë historike. “Nuk janë pak, por janë 18 vjet, të një historie, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me historinë e vendit tonë. Unë do të doja që ta ndaja këtë moment me disa të tjerë, duke besuar se në këtë histori, secili prej jush që jeni këtu, ka patur vendin e vet. Disa në sytë e të gjithëve, disa jashtë syve të të gjithëve, disa në pararojë, disa në prapavijë, të tjerë më të rinjë kanë ardhur më vonë, por gjëja më e rëndësishme, është se PS ka në AND-në e vet, aftësinë e transformimit, që është karakteristike për partitë e mëdha, që të modernizojnë vendin duke modernizuar veten e tyre”-theksoi Rama.
Ai shtoi se ishte i bindur në fitoren e PS-së në zgjedhje, që sipas Ramës është një fitore jo vetëm për të dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, por edhe banorët e zonave informale. “Unë do të doja me lejen tuaja, duke filluar nga Namik Dokle, i cili është i lidhur me historinë e PS qysh në çastet e para, dhe që sot është në listën tonë të deputetëve të Tiranës, në një nga sfidat tona më të rëndëisshme, që unë jam i bindur se ne do ta fitojmë, jo vetëm për vete, por për të gjithë ata banorë dhe banore të zonave informale, që prej 18 vjetësh janë bërë “mish për top” nga politika dhe sot e gjithë ditën i mbajnë sytë nga politika, duke dëgjuar premtimet e radhës, për të njëjtën gjë që e shpresojnë dhe e duan prej 18 vjetësh, të cilën ne jo vetëm do t’ua japim, por edhe do t’ua japim ashtu siç e meritojnë, jo thjesht si njerëz që kanë ndërtuar shtëpitë e tyre, në një periudhë nga ato periudha që vijnë rrallë në historinë e një vendi dhe në mungesë të plotë të shtetit dhe mundësive për të bërë ndryshe, por edhe si bashkëqytetare të Tiranës, që meritojnë jo vetëm të kenë shtëpinë e tyre, por meritojnë të kenë lagjen e tyre në tërësinë e Tiranës evropiane dhe jo të jenë një geto në perfieri të Tiranës, siç janë sot”-tha Rama.