Iran, përleshje në funeralin e klerikut Montazeri
Dhjetëra mijë vetë, mes të cilëve edhe dy kandidatët presidencialë të opozitës, morën pjesë në funeralin e Montazerit në qytetin Qom. Disa nga pjesëmarrësit hodhën edhe parulla kundër qeverisë.Gjatë ceremonisë forcat e shumta të sigurisë, shumë prej tyre me motorë, qëndruan mënjanë. Por më pas pati njoftime për përleshje kur disa prej përkrahësve të opozitës filluan të hidhnin parulla kundër qeverisë.Në një moment turma e quajti udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Khamenin, vrasës dhe sundimtar të paligjshëm të vendit. Ashtu siç druhej qeveria, kjo ceremoni duket se ka ndikuar për riaktivizimin e protestave të opozitës. Demonstrata të reja priten këtë javë.