E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: Gënjeshtar, hapi kutitë!

Kreu i selisë rozë vuri në dukje vendosmërinë e opozitës për të vazhduar protestat, në emër të gjithë shqiptarëve që për shkak të krizës ekonomike, nuk mund të festojnë. Sipas Ramës, gjendja e vështirë ekonomike që po përjeton vendi, është shkaktuar vetëm për faj të kryeministrit “pinok”, që mashtron shqiptarët.“Tirana dhe gjithë Shqipëria pret Krishtlindjet dhe Vitin e Ri nën renë e një krize ekonomike që fryhet përditë mbi kokat e gjithë shqiptarëve. Ne protestojmë sepse Tirana dhe e gjithë Shqipëria nuk mund të festojnë” theksoi Rama.Duke e vënë theksin në rritjen e cmimit të energjisë elektrike, vështirësitë ekonomike me të cilat do të përballen qytetarët dhe bizneset gjatë vitit që po troket, lënien në harresë të ish-të përndjekurve politikë, kreu i opozitës ritheksoi vendosmërinë për të çuar deri në fund betejën për hapjen e kutive të votimit, ku sipas tij, fshihet vendimi i shqiptarëve për t’u qeverisur nga një politikë që hallin që nuk e zgjidh e qan me sinqeritet.“Në prag të këtij viti të ri, shqiparët nuk mund të festojnë, për shkak të rritjes së energjisë elektrike dhe mosmarrjes së rrogës. Shqipëria ka mbetur e fundit në Europë dhe shqiptarët nuk dalin dot nga vendi i tyre pa vizë”, theksoi kryetari i socialistëve, ndërsa nënvizoi se përgjigjia e qeverisë për këtë është se të fundit kemi qenë gjithmonë.Edi Rama theksoi se Partia Socialiste është e hapur për dialog demokratik, por vetëm nëse hapen kutitë. “Jemi gati për dialog demokratik për zgjidhjen e krizës, jo për dialog në moshapjen e kutive, ky nuk është dialog është mënyrë për të kaluar lumin. Ta harrojnë se kjo opozitë do të bëhet kalë për të kaluar lumin, ta harrojnë që kjo opozitë do të kthehet në parlament për të folur përsëri për kutitë e pahapura”, tha Rama.Në fund, ai nuk harroi të bëjë edhe një premtim: “Viti 2010 do të fillojë me protesta shesh më shesh e rrugë më rrugë, deri në hapjen e kutive të votimit ose largimin e ‘kryeministri pinok’”.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›