E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran termet me magnitude 8 balle ndihet ne te gjithe Gjirin Persik

Lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mesditën e sotme në Iran, Lindjen e Mesme dhe në Indi. Epiqendra e tërmetit të fuqishëm, me magnitudë 8 ballë i shkallës Rihter, ishte qyteti Khash në Iran, në kufi me Pakistanin. 

Momentalisht raportohen 81 viktima dhe qindra të plagosur, por autoritetet paralajmerojne shifra ne rritje. Zëdhënësi i qeverisë së Iranit ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia që të jenë qindra të vdekur, si pasojë e lëkundjeve të forta, të cilat kanë shkaktuar panik të madh. 

Qyteti Khash është tërësisht i rrënuar, pasi siç raportojnë mediat, shtëpitë në këtë zonë janë ndërtuar me tulla prej balte. 

Lëkundjet u ndjenë fuqishëm edhe në Indi. Pallatet e larta në New Dehli dhe Dubai dukeshin sikur po rrëzoheshin, ndërsa në Bahrein u evakuuan të gjitha ndërtesat e larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›