E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama rikthehet ne Peshkopi

Ndërsa ka ndezur politikën në Tiranë, kryesocialisti Rama duket i kënaqur nga zhvillimet politike dhe shprehu të gjithë entuziazmin e tij, përmes një serie batutash në Peshkopi. 

Ndonëse mirëpret duartrokitjet, fishkëllimat nuk i toleron dot dhe mundohet t’ia thotë troç sallës. 

Rama nuk la pa thumbuar kryeparlamentaren Topalli dhe Kryeministrin, ndërsa tregonte se si Berisha kishte shtangur homologun e tij norvegjez me shtrimin e 10 mijë kilometrave rrugë. 

Rama premtoi se stafi i tij ka nisur punën për të gjetur sipërmarrësit e interesuar në zgjerimin e portit të Shëngjinit, të cilin e quajti një pikë strategjike të gjithë Mesdheut. Dhe as këtu nuk i rezistoi dot batutës. 
“Do të ndërtojmë portin e Shëngjinit, tani që Berisha hapi detin.”

Kjo ishte vizita e tretë brenda pak javësh e kryesocialistit në Peshkopi. Veriorëve që tradicionalisht janë më pranë Partisë Demokratike, Rama u kujtoi se janë zona më e varfër dhe e keqqeverisur e vendit.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›