E Diel, 1 Nëntor 2026

Venezuele 7 te vdekur nga protestat e dhunshme pas zgjedhjeve

7 persona kanë mbetur te vrare dhe mbi 61 te plagosur ne episodet e dhunshme qe kane shperthyer në mbarë Venezuelën, pas zgjedhjeve, raporton media shteterore gjatë së martës, duke cituar kryeprokurorin venezuelian.

Autoritetet kanë arrestuar 135 persona, si shkaktarë të dhunës politike, raporton gjithashtu agjencia shtetërore e lajmeve AVN.

Raportimet mbi dhunën vijnë vetëm 1 ditë, pasi autoritetet zgjedhore njohën zyrtarisht si fitues pasardhësin e Hugo Chavez-it, Nikolas Maduro, të zgjedhur me diferencë shumë të vogël votash si president i vendit, pavarësisht kërkesave të sfiduesit të tij opozitar për rinumërim të votave.

Që prej shpalljes së rezultateve, si Capriles edhe Maduro nxitën mbështetësit e tyre të qëndronin të qetë, por akuzuan gjithashtu njëri-tjetrin për nxitje të dhunës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›