E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kercenon serish Seulin

Një ultimatum i ri për Seulin nga ana e Penianit që ka kërcënuar se do të sulmojë pa asnjë paralajmërim. Kjo nëse sipas tij do të vazhdojnë manifestimet armiqësore. Në kryeqytetin e Koresë së Jugut u dogjën disa fotografi të ish presidentit koreanoverior në ditën e përvjetorit 101 të lindjes së tij. Një veprim ky i konsideruar si i përbindshëm dhe i mallkuar nga ushtarakët e lartë të Penianit që kanë kërcënuar se do të reagojnë pa paralajmërim duke theksuar se nuk do të dëgjojnë për asnjë negociatë apo dialog të propozuar nga komuniteti ndërkombëtar, nëse Seuli nuk kërkon ndjesë publike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›