Iran, varen 9 persona të akuzuar për vrasje
Teheran-Nëntë persona janë ekzekutuar me varje në Iran. Ata akuzohen për vrasje dhe për trafik droge. Me këtë varje, numri i të ekzekutuarve këtë vit, ka arritur në rreth 244 persona. Grupe për të Drejtat e Njeriut, e veçanërisht, Qendra për të drejtat e njeriut e udhëhequr nga fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Shirin Ebadi, vazhdimisht kanë kritikuar rritjen e numrit të ekzekutimeve.