E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan; shembet pallati, 7 të vdekur

Sukkuri - Shtatë persona kanë humbur jetën në qytetin Sukkur në Juglindje të Pakistanit ku një godinë pesë katëshe është shembur. Autoritetet bëjnë të ditur se nga shembja ka edhe 17 të plagosur, disa prej të cilëve paraqesin rrezik për jetën. ShefiiI komisariatit në Sukkuri, Hamid Hosa u shpreh se godina e rrëzuar ishte ndërtuar vetëm gjashtë muaj më parë, por materiali i cilësisë së dobët ka bërë që ajo të mos i rrezistojë as një periudhe ka të shkurtër, por sipas tij ende nuk mund të thuhet shkaku i vërtetë i shembjes.

Ndërkohë, prefekti i zonës Nasir Husejin ka deklaruar se nën rrënojat e pallatit ndodhen edhe disa persona të tjerë, por sipas tij numri i tyre nuk dihet se sa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›