E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vritet një ushtar i NATO-s

Kabul -Një ushtarë i NATO-s, ka mbetur sot i vrarë në lindje të Afganistanit, ku veprojnë trupat amerikane.Burimet e NATO-s thanë vetëm se ushtari është vrarë nga "zjarri armik", pa dhënë shpjegime të tjera. Mendohet se ushtari është sulmuar nga militantë të organizatave ekstremiste që kundërshtojnë praninë ndërkombëtare atje. Viti 2008 ka qenë më vdekjeprurësi për trupat amerikane në Afganistan që nga viti 2001.

Dhuna është shtuar në Afganistan gjatë dy viteve të fundit, çfarë i ka detyruar SHBA-të të vendosin të dërgojnë dhe 30 mijë trupa shtesë, përveç 32 mijë ushtarëve amerikanë që veprojnë aktualisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›