Irani: 2 koretë dhe SHBA të vetëpërmbahen
TEHERAN - Irani u kërkoi dy Koreve dhe SHBA-së të japin prova vetëpërmbajtjeje dhe të shmangin çdo sjellje provokuese në krizën që i ka përfshirë që prej disa javëve, njoftoi sot agjencia e lajmeve Mehr.
"Ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin çdo sjellje provokuese dhe tensionim të situatës'', deklaroi zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ramin Mehmanparast.
"Ne mendojmë se duhet të menaxhuar situata dhe ajo që po ndodh mes Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe SHBA-së. Të gjitha palët duhet të shmangin tensionimin e situatës'', shtoi ai.
Ai shtoi se manovrat ushtarake të SHBA-së me Korenë e Jugut dhe prania ushtarake amerikane në rajon shkaktojnë në mënyrë të vazhdueshme tensione dhe kriza.
Koreja e Veriut ka shtuar këto javët e fundit deklaratat e ashpra pas një sërë sanksionesh të miratuara nga OKB si pasojë e një prove tjetër bërthamore në fillim të muajit shkurt.
(d.b/BalkanWeb)