Irani: Askush nuk mund të na ndalojë në programin tonë
Teheran - E teksa presidenti amerikan Barak Obama i ka drejtuar një mesazh “pajtimi” Iranit, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka deklaruar se fuqitë botërore nuk mund ta bllokojnë progresin e tij bërthamor. Khamenei u shpreh se Irani, prodhuesi i katërt më i madh i naftës në botë, kishte arritur të kufizonte efektet e krizës ekonomike globale dhe të sanksioneve kundër Teheranit për shkak të veprimtarisë së tij bërthamore.