Sërish trazira, bombë në mes të Athinës
Athinë - Trazirat e nisur në dhjetor të vitit të kaluar nuk kanë të sosur në Greqi. Një bombë e vendosur para zyrave të Korporatës greke të Pronave Shtetërore shpërtheu rreth orës lokale 21:30 duke provokuar dëme të mëdha. Lënda plasëse ishte aktivizuar nga një distancë të afërt, një tekninë e përdorur tashmë në vitin 2006 në një atentat të kryer kundër një ministri nga grupi ''Lufta Revolucionare'' (EA), konsideruar si një nga grupet më të rrezikshme në vend dhe e futur në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian."Është e qartë që ekziston një vullnet për të përçmuar autoritetet'', komentoi një ekspert perëndimor për sigurinë. "Terroristët kanë bërë një demonstrim force'' shkruhet në të përditshmen liberale ''Kathimerini'', ndërkohë që e përditshme socialiste ''Ta Nea'' e ironizon vënien e kësaj bombe në ''hundën e policëve''
Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë-Greqi
Shpëtim Zinxhirija, Start, Athinë-Greqi