E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Do të sulmojmë ne të parët

Share

Një komandant ushtarak iranian tha se Irani mund të ndërmarrë aksione parandaluese kundër armiqve të vendit të tij në rast se cenohen interesat kombëtare.

Mohammed Hejazi, zëvendësshefi i forcave të armatosura të Iranit, i bëri komentet për agjencinë iraniane të lajmeve Fars.

Irani po përballet me presion ndërkombëtar në rritje në lidhje me programin bërthamor të shumëdiskutueshëm.

Të hënën vendi ndërmori një stërvitje ushtarake në jug duke theksuar se po mbronte fabrikat bërthamore.

Korrespondenti i BBC thotë se liderët politikë dhe ushtarakë të Iranit vazhdimisht nënvizojnë se ata janë të aftë të mposhtin armiqtë e vendit në rast se kjo do jetë e nevojshme.

Javën e shkuar, Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse në SHBA, gjeneral Ronald Burges, i tha Kongresit se Irani mund të lëshojë raketa nëse sulmohet, por nuk duket se ka shans që të nisë ose të provokojë një konflikt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›