Irani Egjipti dhe Venezuela marreveshje per krizen ne Siri
Irani, Egjipti dhe Venzuela propozojnë një trojkë për krizën në Siri. Ky është një propozim nga Irani i cili po organizon dhe samitin e Teheranit, ku marrin pjesë më shumë se 110 vende nga 120 që përbëjnë grupin. Iniciativa ka të bëjë me një përpjekjet të qartë për krijimin e një grupi bllokues anti amerikan në terrenin e krizës siriane. Nëj arsye debatesh dhe polemikash të shumta ka qenë dhe prania në këtë samit e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të bashkuara, ban Ki Mun. “Populli sirian ka vuajtur shumë gjatë dhe më shumë se 20 mijë persona janë vrarë në këta 18 muajt e fundit. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë kështu. Dhe kjo është një nga pikat thelbësoare që do të diskutohet në samitin e Teheranit. Trojka do të përfshinte Iranin përvecse Libanin dhe Irakun. Një propozim ky që vjen pak ditë pas propozimit të presidentit egjiptian I cili mungon ën këtë samit, dhe që kishte kërkuar largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar Al Asad.