Los Angeles 101 vjecari panik ne timonin e Kadillakut
Lotët e fëmijëve, paniku i prindërve, dhe frika e kalimtarëve. Ka qenë një tragjedi ajo që ka përjetuar një komunitet në Los Angeles. Një kadillak blu ka përplasur një turmë prindërish dhe fëmijësh, të cilët si përditë po dilnin nga ambjentet e një shkolle filloreje dhe ndodheshin në trotuar. Në timonin e automjetit ndodhej Preston karter, 101 vjeç. Bilanci i këtij aksidenti është me 11 persona të plagosur që janë shtruar në spital, nëntë nga ët cilët fëmijë. Kapiteni i zjarrfikësve të Los Angelesit, Xheim Mur ka konfirmuar se katër nga fëmijët ndodhen në gjendje të rëndë dhe pse asnjeri prej tyre nuk rrezikon jetën. “Humba kontrollin e frenave, ka thënë Preston Karter menjëherë pas incidentit. Më vjen shumë keq që kam përplasur fëmijët, ndoshta nuk ka llogaritur mirë rrugën, ka thënë kapiteni i policisë Xhorxh Rodrigez. Duke i dhënë automjetit indietro për të dalë nga parkingu, pasi ka bërë blerjet e tij në një dyqan ushqimor aty pranë, Karter ka përfunduar në trotuar duke marrë përpara të rrritur dhe fëmijë. 101 vjecari nuk është arrestuar nga policia.