Uragani Isaac godet Nju Orleans
I zbritur orët e fundit në kategorinë e një stuhie tropikale, uragani Ajsak është përplasur në luizianë me një forcë shkatërruese që ka befasuar të gjithë. Zona juglindore e Nju Orlinsit, ka qenë nj nga më të goditurat. Ndërhyrja e shpejtë ka bërë të mundur shpëtimin e dhjetëra banorëve pasi forca e uraganit ka shkatërruar bllokadat me nëj lartësi dallge që i kalonte 4 metra lartësi. Na ëshët dashur të prishim çatinë dhe të kalojmë për të na vendosur në këto varka, ndërkohë që banesat janë shkatërruar plotësisht. Departamenti i policisë së Nju Orlins ka vendosur ndalim qarkullimin pas kalimit të uraganit Ajsak, dhe ai që do të gjendet në rrugët e qytetit do të arrestohet pse do të gjobitet. Ndërkohë që dëmet materiale sipas ët dhënave të para thuhet se kanë kaluar shifrën e 1 miliard dollarëve. Erërat që arrijnë një shpejtësi prej 120 kilometrash në orë kanë provokuar dëme të konsiderueshme. Qendra Kombëtare e uraganëve ka sinjalizuar se tashmë stuhia tropikale Ajsak lëviz me një shpejtësi prej 9 kilometrash në orë dhe që mund të jetë në qarkullim dhe për disa ditë të tjera.