Marreveshja e tregtise se lire me vendet e APEC

Ministrat e financave të vendeve të partneritetit ekonomik të Azi-Paqësorit janë mbledhur në Moskë për të përgatitur draftin final për samitin e radhës së APEC në 8 dhe 9 shtator në Vladivostok të Rusisë. Në fokus të këtij takimi do të jetë kriza e borxheve në eurozonë si dhe roli që ekonomitë në zhvillim në Azi mund të luajnë në rritjen e ekonomisë globale. Në këtë samit Rusia është këtë vit vendi pritës i samitit të APEC e cila përfshin SHBA, Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe 16 ekonomitë e tjera që së bashku përbëjnë më shumë se gjysma e prodhimit botëror. Takimi i kësaj jave i zyrtarëve të lartë të financave në Moskë do të përcaktojë axhendën e diskutimeve për samitin ku delegacioni i SHBA do të kryesohet nga Sekretarja amerikane shtetit Hillari Clinton. Në takimin e një viti më parë në përpjekje për të nxitur tregtinë mes vendeve dhe mbrojtjen e mjedisit, krerët e APEC vendosën për uljen e tarifave doganore për një gamë të gjerë mallrash ekologjike në 5% apo edhe më shumë deri në vitin 2015. Pikërisht edhe në samititin e këtij viti negociatorët do të diskutojnë mbi listën e produkteve të tjera që do të jenë jashtë tarifave doganore. Gjithashtu në këtë takim do të diskutohet edhe për përpjekjet e SHBA dhe 10 anëtarëve të tjerë të Partneritetit ekonomik të Azi-paqësorit për të krijuar një marrëveshje të tregtisë së lirë.