Irani: Nëse sulmohemi, sulm mbi bërthamorët e Izraelit
"Nëse Regjimi Zionist sulmon Iranin, ne sigurisht që do të sulmojmë bazat e tyre bërthamore me raketat tona", deklaroi për televizionin iranian në gjuhën arabe a-Alem, komandanti i Gardës, Mohammad Ali Jafari. Garda Revolucionare është struktura ushtarake ideologjike e Iranit me kapacitete për sulme ajrore, detare dhe tokësore, dhe me një strukturë të veçantë komanduese për trupat e rregullta të ushtrisë.
Liderët iranianë zakonisht nuk i kushtojnë rëndësi ndonjë sulmi nga ana e Izraelit, duke u shprehur se shteti hebre nuk është në gjendje të sulmojë Iranin, eksportuesin e pestë më të madh të naftës në botë. Por ndërkohë ata kanë paralajmëruar vazhdimisht se do t'i kundërpërgjigjeshin çdo sulmi të mundshëm duke sulmuar interesat amerikane dhe Izraelin.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e akuzojnë Iranin se po kërkon të ndërtojë bombën bërthamore, por Teherani e mohon një gjë të tillë. Izraeli, që besohet se është fuqia bërthamore e vetme në Lindjen e Mesme, ka përsëritur shpesh herë se programi bërthamor i Iranit përbën një kërcënim për ekzistencën e shtetit hebre.