E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani: Sanksionet shtesë kërcënojnë të ardhmen e bisedimeve

"Ne konsiderojmë çdo formë sanksionesh si masë negative që të çon në drejtimin e gabuar dhe çdo vendim i perëndimorëve mund të ndikojë në atmosferën e diskutimeve parashikuar në muajin maj në Bagdad'', deklaroi, Ramin Mehmanparast, në një konferencë të përjavshme shtypi.
     
Presidenti amerikan, Barack Obama njoftoi dje sanksione të tjera kundër Iranit dhe Sirisë duke goditur furnizuesit e teknologjive.

Takimet e fundit për programin bërthamor të Iranit me 5+1 fuqive të mëdha (5 anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit + Gjermaninë) u mbajtën në Stamboll të Turqisë me 14 prill. Palët ranë dakord që bisedimet të vazhdojnë me 23 maj në Bagdad të Irakut./Start/

                                                                                             2012-04-24 17:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›