E Diel, 1 Nëntor 2026

Votimi elektronik vetëm me karta ose pasaporta biometrike

Kjo mënyrë mundëson identifikimin elektronik të zgjedhësve. Partia Socialiste kërkoi që të dalin jashtë funksionit pasaportat e vjetra, të cilat ligjërisht kanë dalë jashtë funksioni disa javë më parë. Këto pasaporta nuk mund të identifikohet në mënyrë elektronike.

Pas futjes së kartave dhe pasaportave në mjetin elektronik, të dhënat shkojnë në moment në serverin qendror të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili mat në kohë numrin e votuesve. "Futja për herë të parë në procesin e votimit të teknologjive elektronike në lidhje me identifikimin e zgjedhësve. Procedurat mbeten standarde në pjesën bazë të tyre, nga ana tjetër neve fusim në qendrën e votimit një pajisje e cila bën të mundur regjistrimin automatik të të dhënave nga dokumentet e identitetit dhe më pas transmetimin e tyre të sigurt në KQZ. Këto pajisje do të administrohen nga personel jo politik për të shmangur keqpërdorimin e këtyre pajisjeve", deklaroi Oerd Bylykbashi, ekspert i PD-së për reformën zgjedhore.

Në rastet kur rrjeti nuk është në funksion, atëherë regjistrimi i zgjedhësve bëhet në mënyrë manuale siç është bërë deri më tani. "Sistemi elektronik i integruar bën të mundur  transmetimin në kohë reale dhe përpunimin automatik të të dhënave të lexuara nga pajisjet e leximit të të gjitha QV-ve për gjatë gjithë kohës së votimit, si dhe kontrollin në distancë të gjendjes së funksionimit të paisjeve në ditën e votimit", thuhet në kod. Gjashtë muaj para zhvillimit të zgjedhjeve, çka do të thotë në fillim të vitit të ardhshëm, KQZ-ja përzgjedh kompaninë që do të ofrojë këtë shërbim. /Start/

                                                                                             2012-04-25 08:34
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›