E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi hedh poshtë mundësinë e koalicionit me Lë Penin

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citoi Sarkozinë të ketë thënë se nuk do të ketë ministra të dalë nga radhët e Frontit Kombëtar  të Lë Penit në qeverinë e ardhshme, nëse do të rizgjidhet më 6 maj.
     
Nikolas Sarkozi mori 27.1 % të votave në zgjedhjet e së dielës, rivali i tij kryesor, Holland mori 28.6 %, teksa kandidatja e ekstremit të djathtë, Lë Pen mori 18 % të votave.

Për të mposhtur Hollaneden në raundin e dytë, Sarkozisë i duhen një përqindje e lartë votash nga ato të ekstremit të djathtë. Mirëpo, deklarata e Sarkozisë se nuk do të bëjë koalicion me ta, ia vështirëson qëndrimin në karrigen që ka aktualisht./Start/

                                                                                             2012-04-25 08:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›