E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Rama: PS dialog pa shantazhe

Me anë të një konference, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun në LSI, Luan Rama u shpreh tha se kjo forcë politike inkurajon presidentin, duke e siguruar atë në partneritetin e plotë dhe pa kushte. Sipas tij, realiteti i krijuar për shkak të bojkotit të Parlamentit prej lidershipit të Partisë Socialistë është sa absurd, “sepse bie ndesh aspiratave evropiane të qytetareve shqiptare, të cilët presin të mësojnë jo se kur e ka mitingun e radhës Edi Rama, por se kur do të behet i mundur liberalizimi i vizave qe edhe ata të lëvizin të lire si bashkëqytetarët e familjes evropiane”. “Për ne nuk përbën asnjë problem kërkesa e Edi Ramës për takim të ngushtë, pasi ai shpesh herë ka dëshmuar se është zëdhënës e mbrojtjes i interesave të ngushta, prej nga lindin edhe zgjidhje të deformuara siç ka ndodhur edhe me pare për fat të keq”, theksoi zyrtar i LSI-së, duke shtuar se Rama duhet të braktis gjuhën e shantazhit dhe e imponimit përmes rrugës.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›