Mëhilli-Ramës: PD e gatshme për dialogun
Zëdhënësja e selisë blu, Erla Mëhilli u shpreh se PD-së mbështet rezolutën e KE-së, dhe se është e gatshme ta zbatojë atë. “Maxhoranca aktuale mbështet pikë për pikë Rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e të gjitha kërkesave të saj në realitet. Pretendimet e Partisë Socialiste se Berisha kushtëzon tryezën te Presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar interpretimin kokëposhtë të Rezolutë së KE, sikur ajo përfaqëson një dokument që shpërblen bojkotin”, theksoi ajo. Partia Demokratike-vijoi Mëhilli- rikonfirmon qëndrimin e saj se është e gatshme në çdo kohë të firmosë çdo dokument që jetëson kërkesat e Rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.