Kroacia feston sot 20-vjetorin e pavarësisë
ZAGREB- Kroacia feston sot 20-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, një ditë pas miratimit në parim nga Bashkimi Evropian të anëtarësimit të saj në verën e vitit 2013.
"Festojmë dy dekada të një shteti kroat modern dhe të fortë me një sukses strategjik të arritur së bashku, kthimin e Kroacisë atje ku e ka vendin, në Evropë", - deklaroi kryeministrja Jadranka Kosor gjatë një mbledhjeje solemne të qeverisë kroate.
Ky qëllim strategjik për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian ishte vendosur përpara 20 vjetëve kur morëm rrugën e pavarësisë",-deklaroi ajo.
Njëzetë vjet më parë, më 25 qershor 1991, Kroacia dhe Sllovenia shpallën pavarësinë, duke shënuar fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, një federatë me gjashtë republika. Sllovenia u anëtarësua në BE në vitin 2004.
Në prag të këtij përvjetori që do të karakterizohet nga disa ceremoni në Zagreb dhe në vend, presidenti Ivo Josipoviç përshëndeti vendimin e BE-së për hapjen e dritës jeshile për anëtarësimin.
"Në rrugën e saj drejt BE-së, Kroacia është bërë më e mirë, më demokratike dhe më e lirë", deklaroi ai në një fjalim në televizion drejtuar kombit.
Në Vukovar, në lindje, qytet simbol i luftës së kroatëve për pavarësi që në vitet 1991-1995 shkaktoi 20 000 të vdekur, do të zhvillohet një ceremoni ku do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të shtetit.
(e.m/atsh/BalkanWeb)