Irani akuzon dy gjermanet per spiunazh
Autoritetet iraniane kane akuzuar dy shtetas gjermane per spiunazh pasi intervistuan te birin e Sakineh gruas se denuar me goditje me gure deri ne vdekje per tradhti bashkeshortore.
Akuzat u ngriten nje dite pasi ata u shfaqen ne televizionin publik iranian dhe thane se ishin mashtruar nga nje aktivist ne Gjermani lidhur me takimin me familjen e Sakineh Mohammadi Ashtiani.
Dy gjermanet u arrestuan ne Tabriz qytet ne veri-perendim te Iranit ne muajin tetor. Ata jane identifikuar si nje gazetar dhe nje fotograf. Gjermania ka deklaruar se po ben te pamunduren per ti liruar.