E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sakineh Jam mekatare

Gruaja iraniane e denuar me vdekje me akuzen e tradhetise dhe bashkepunimit per vrasjen e bashkeshortit deklaron se eshte nje mekatare.

Ne nje interviste te transmetuar ne televizionin publik iranian Channel 2 Sakineh ka dhene kete percaktim per veten ne menyre krejt te cuditshme dhe ka akuzuar zedhenesin e Komitetit nderkombetare kunder denimit me vdekje me gure Mina Agasi se ka instrumentalizuar ceshtjen e saj per motive personale.

Pergjate intervistes fytyra e Sakineh ishte e mbuluar. Nuk eshte hera e pare qe Sakineh pranon fajin por djali i tij kishte konfirmuar se rrefime te tilla ajo i bente me detyrim.

Para shfaqjes se saj ne ekran autoritetet kane prezantuar Sakineh si nje vrasese megjithate nuk kane folur per denimin me vdekje. Autoritetet kane akuzuar ish-avokatin e gruas Mohammad Mostafaei dhe perfaqesuesin ligjor aktual se kane kerkuar azil ne vendet perendimore dhe pas kesaj kerkese ata kane kerkuar ndjese.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›