E Shtunë, 31 Tetor 2026

Surroi Zgjedhjet e reja fakt inkurajues

Kryetari i Klubit kosovar per Politiken e Jashtme Veton Surroi ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve te jashtezakonshme ne Kosove eshte nje tregues emancipimi.

Kjo gje ndodh ne shume demokraci dhe kur mungon legjitimiteti i qeverisjes atehere shkohet ne zgjedhje te reja. Fakti qe Kosova po e ben kete gje ashtu si vendet e tjera demokratike eshte inkurajues eshte shprehur Surroi.

Por duke folur per BBC Surroi ka theksuar se ne keto zgjedhje nuk duhet te perseritet fenomeni i grabitjes se votave qe u verifikua sipas tij ne zgjedhjet e kaluara.

Ajo qe do ta demtonte kete imazh eshte perseritja e parregullesive dhe vjedhjet e votave sikunder ndodhi ne zgjedhjet e meparshme ka shtuar Surroi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›