E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan sulmi ajror vret 20 persona

Te pakten 20 persona kane vdekur ne nje sulm me avion te telekomanduar te kryer gjate nates ne Uaziristanin Verior ne Pakistan.

Sipas nje burimi ushtarak te cituar nga televizioni Geo News personat e vrare dyshohet se jane militante ekstremiste.

Burimi sakteson se nga avioni jane qelluar disa raketa te njepasnjeshme me qellim shkaterrimin e bazes se militanteve qe ndodhej prane kufirit afgan.

Nderkohe nje burim tjeter ka deklaruar se pas sulmit disa militante kane rrethuar ndertesen e goditur ne kerkim te trupave te shokeve te tyre.

Sulmet me avione te telekomanduar te njohur ndryshe me emrin drone po zevendesojne gjithnje e me shume operacionet e trupave tokesore ne vende ku keto te fundit nuk depertojne dot.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›