E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani arreston 30 spiunë që i shërbenin CIA-s

Ministria e Inteligjencës së Iranit, ka njoftuar sot se ka zbuluar dhe shpërbërë një rrjet që dyshohet se spiunonin për SHBA-të. 30 persona njoftohet se janë arrestuar në këtë rast.

Lajmi është bërë publik përmes një deklarate që është lexuar në televizionin shtetëror. Deklarata thotë se “agjentët elitë të ministrisë së inteligjencës në konfrontimin e tyre me elementët e CIA-s, arritën të arrestonin 30 spiun të lidhur me Amerikën, përmes disa operacioneve të ndryshme të agjencisë. Nuk ka patur detaje të tjera rreth rastit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›