E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 10 mijë sindikalistë, protestojnë në Pragë

Më shumë se 10 mijë punëtorë nga e mbarë Republika Çeke, filluan një marshim proteste sot në Pragë me ftesë të Konfederatës Çeke të sindikatave si një paralajmërim i fundit për qeverinë, dhe për të ndaluar fillimin e reformave të nisura.

Aktivistët e sindikatës dhe punëtorë marshuan në rrugën kryesore të Pragës duke mbajtur pankarta me mbishkrime ku citohej: “Reforma po, por të drejta”.

Ekspertët e sindikatës kanë llogaritur se përmes reformave që po realizon qeveria në shëndetësi, fushën sociale, politikat tatimore, nëse shkojnë ashtu siç i ka parashikuar pushteti, atëherë zvogëlon përdorimin e financave për shërbime publike për 1.4 miliardë euro.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›