E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani bllokon transmetimet satelitore ndërkombëtare, BE: Të ndalen menjëherë ndërhyrjet

Bashkimi Evropian i bëri thirrje Iranit të mos bllokojë transmetimet satelitore ndërkombëtare dhe të mos censurojë internetin. Ministrat e jashtëm të BE-së thanë në një deklaratë sot se Irani duhet t’i ndalojë ndërhyrjet elektronike menjëherë. Ministrat thanë se janë të gatshëm të marrin masa për t’i dhënë fund një situate që ata e quajtën të papranueshme. Irani ka bllokuar valët e BBC-së britanike, Deutsche Ëelles gjermane dhe operatorin satelitor francez Eutelsat për të ndaluar transmetimet radiofonike dhe televizive. Teherani ka bllokuar edhe transmetimet e Rrjetit Persian të Lajmeve të Zërit të Amerikës. Zyrtarët amerikanë thonë se Irani vazhdon të mos e lejojë popullin e tij të dëgjojë dhe të shohë lajmet që kanë të bëjnë me protestat anti-qeveritare që filluan pas rizgjedhjes së debatueshme të presidentit Mahmud Ahmadinexhad vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›