Pas 12 orë diskutimesh, miratohet plani i Presidentit Obama për reformën në shëndetësi
Kongresi Amerikan në Uashington ka aprovuar sot projektligjin për kujdesin shëndetësor të presidentit Barak Obama. Vendimi erdhi pas një lufte të gjatë politike dhe një diskutimi jashtëzakonisht emocional, që zgjati gati 12 orë. 32 milionë amerikanëve pa sigurim shëndetësor do t'u mundësohet falë këtij ligji, një i tillë. Me këtë ligj do të sigurohen rreth 95 për qind e popullsisë së SHBA-së, nga 85 për qind që kanë qenë të siguruar deri më sot. Kështu Obama mundi të realizojë planin e tij më të rëndësishëm në politikën e brendshme. “Kjo nuk është fitorja e një partie, por e gjithë popullit amerikan. Tani duhet analizuar, se çfarë do të thotë kjo për demokratët dhe çfarë për republikanët?”, u shpreh Obama.