E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Serbia duhet te njihen mes vete

Kosova eshte e gatshme per pjesemarrje ne te gjitha takimet, ku prezantohet si shtet i pavarur, ndersa Beogradi me bojkotime e demton vetveten, pohon kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, ne interviste per Deutsche Welle
Ne takimin ne Berdo afer Kranjit nuk erdhi presidenti i Serbise Boris Tadiq, per shkak se Kosova u ftua si shtet dhe jo sipas Rezolutes 1244 te KS te OKB-se. Si mund te tejkalohen problemet rreth pjesemarrjes se Kosoves dhe Serbise ne takimet e ketilla, pasi bashkepunimi rajonal eshte nje prej kushteve kryesore ne rrugen e integrimeve evropiane?
Probleme nuk ka sa i perket Kosoves. Probleme ka Serbia, e cila krejt padrejtesisht dhe jomencurisht po bojkoton keto takime, qe tek e fundit po i kthehet si bumerang. Vizioni yne eshte bashkepunimi, ndertimi i fqinjesise se mire, respekti i ndersjelle dhe perspektiva euroatlantike.
Ju deklaruat para gazetareve se zgjidhja me e mire per Prishtinen dhe Beogradin do te ishte njohja bilaterale e Kosoves dhe Serbise si shtete. Mendoni se kjo eshte reale?
Mendoj se definitivisht duhet te merret ky vendim edhe nga Prishtina edhe nga Beogradi, ne menyre qe te ndodhe hapi i rendesishem i perspektives se bashkepunimit rajonal, fqinjesise se mire dhe perspektives sone te perbashket per t'u anetaresuar ne familjen evropiane.
Serbia disa here ka kerkuar vazhdimin e dialogut me Prishtinen per statusin e Kosoves, nderkohe qe ju jeni per dialog, por vetem per ceshtjet konkrete. A eshte i mundur dialogu mes Kosoves dhe Serbise ne kushte te ketilla?
Kete ceshtje Serbia gati e ka harruar e nese jo, do ta harroje. Ceshtja e statusit eshte e perfunduar ne baze te dokumentit te presidentit Ahtisari, me shpalljen e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran. Pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem, nje proces i cili tash e tutje ka per synim forcimin e shtetit, demokratizimin, multietnicitetin dhe integrimin ne NATO dhe BE.
Jeni ju te gatshem per pjesemarrje ne takimet e ngjashme, te cilat eventualisht do te organizoheshin edhe ne Beograd?
Ne do te marrim pjese ne te gjitha takimet, ku Kosova perfaqesohet si shtet i pavarur dhe sovran, sic do ta ftonim edhe Beogradin qe te marre pjese ne takimet, qe do te mbaheshin ne Kosove. Ne duhet t'ia lehtesojme punen njeri-tjetrit per t'u integruar e jo ta pengojme njeri - tjetrin. Eshte pra nje veprim i njeanshem, jo i qelluar dhe jo i drejte i Beogradit, per mosparticipim. Por heret a vone Beogradi do te bindet per pjesemarrje.
Qeveria juaj ka hartuar nje strategji per veriun e Kosoves. Cfare ju ben optimist se mund ta realizoni kete strategji?
Une jam optimist dhe gjerat kane filluar te levizin. Kemi formuar grupet punuese per sundimin e ligjit, per formimin e komunes se re, por edhe per organizimin e zgjedhjeve te lira ne tri komuna ne veri te Mitrovices si dhe per angazhimet socio-ekonomike. Kemi prezencen atje edhe te NATO-s dhe EULEX-it.
A keni njoftime per gatishmerine me te madhe te serbeve te veriut per pjesemarrje ne proceset, qe organizohen nga qeveria e Kosoves, pasi deri tani ato jane bojkotuar prej tyre?
Per mua ishin impresionuese deklarimet e kryeministres se Kroacise, Jadranka Kosor, e cila tha se ata i inkurajojne dhe u sugjerojne kroateve ne Bosnje-Hercegovine qe kryeqyteti i tyre eshte Sarajeva, se shteti i tyre eshte Bosnje-Hercegovina dhe se perspektiva e tyre eshte ne kete shtet. Mendoj se edhe zoti Tadic duhet te marre guximin qytetar dhe shteteror qe te dergoje mesazhe te ketilla edhe per serbet ne veri, se kryeqyteti i tyre eshte Prishtina, shtet i tyre eshte Kosova dhe perspektiva e tyre eshte ne Kosove.
Kryeministri i Republikes Serpska, Millorad Dodik keto dite mbeshteti idete per ndarjen e Kosoves, me qellim qe te ndahen edhe serbet e Bosnje-Hercegovines....
As nuk do te kete ndarje te Kosoves, as nuk do te kete dialog per statusin dhe as nuk do te kete Dejton. Kosova eshte shtet i pavarur, sovran dhe i njohur nderkombetarisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›