E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani dënon me vdekje “spiunin e CIA”-s

Amir Mirzai Hekmati është “dënuar me vdekje për bashkëpunim me një komb armik, për të qenit anëtar i CIA-s dhe për përpjekjet të implikojë Iranin në terrorizëm”, raportoi agjencia gjysmë shtetërore e lajmeve “Fars”.

Në seancën gjyqësore që u mbajt muajin e kaluar, i pandehuri i pranoi akuzat, por familja e tij ngul këmbë se ai kishte shkuar në Iran për të vizituar gjyshen. Sipas të atit ai ishte përfshirë në ushtrinë amerikane që prej vitit 2001 si përkthyes i arabishtes.

SHBA-të thanë se ai është akuzuar në mënyrë të padrejtë dhe kanë bërë thirrje për lirimin e tij. Irani e akuzon të riun se para se të futej në Iran, ai ishte trajnuar në disa baza në Afganistan dhe në Irak./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-09 10:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›