E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva për karburantin paralizon Nigerinë

Dyqanet, zyrat, shkollat dhe pikat e karburanteve anekënd vendit u mbyllën në ditën e parë të krizës me kohëzgjatje të papërcaktuar.

Mijëra persona janë mbledhur në Lagos dhe qytete të tjera për të protestuar kundër heqjes së subvencionit I cili ka shkaktuar problem me çmimin e karburantit dhe shërbimit të transportit.

Në qytetin verior të Kanos, 20 persona janë plagosur pasi policia sulmoi me gaz lotsjellës.

Presidenti Goodluck Jonathan, theksoi se subvencionimi ishte i papërshtatshëm ekonomikisht për vendin, raporton “BBC”-ja./Start/F. P/

                                                                                             2012-01-09 13:45
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›