Irani do prodhojë lëndë djegëse për reaktorin e kërkimit
"Është detyrimi juaj të siguroni lëndë djegëse për reaktorin e Teheranit'', konfirmoi Ahmad Khatami, një fetar konservator, në adresë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (AIEA).
"Nëse ju nuk bashkëpunoni, duhet të jeni në dijeni që ky komb (...) që ka të drejtat e tij në teknologji, do të ofrojë gjithashtu lëndë djegëse për reaktorin e tij. Është e ligjshme dhe në përputhje me garancitë ndërkombëtare'', shtoi Khatami.
Ai reagoi ashpër për rezolutën e miratuar dje nga AIEA, e cila dënon Teheranin për programin bërthamor të kundërshtuar dhe që kërkon ndërprerjen e ndërtimit të një qendre të re të pasurimit të uraniumit. Sipas Ahmad Khatamit, ''kjo rezolutë është e një natyre krejtësisht politike dhe jo teknike''.