Në gjyq bankieri që i dha cd-të Wikileaks-it

Një ish-drejtues i lartë i një banke zvicerane u paraqit sot në një Gjykatë të Zyrihut, për t`u përballur me një proçes penal mbi akuzat e thyerjes së sekretit bankar dhe zhvatjes së parave, raportoi BBC gjatë dites.
Rudolf Elmer, i cili drejtoi filialin e bankës “Julius Baer” në Ishujt Kejman, pranoi shpërndarjen e informacioneve të rezervuara dhe dërgimin e letrave kërcënuese ndaj ish-punonjësve të tij.
Ai i dorëzoi dy ditë më parë dy cd me llogaritë dhe veprimet e fshehta të më shumë se 2 mijë personave publikë, përfshi politikanë të disa shteteve. Mbrotja do të argumentojë se Elmer nuk shkeli asnjë ligj bankar zviceran, duke qenë se bëhet fjalë për llogari të Ishujve Kejman.